Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Fier–Patos, një automjet tip Alfa Romeo ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një kamion që ndodhej i parkuar jashtë karrexhatës.
Si pasojë e goditjes së fortë, kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, shkruan A2 CNN.
Grupi hetimor dhe policia rrugore po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)