Në 10 shkurt, ora 13:00, SPAK pritet të lexojë pretencën në gjykimin ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ish-kryebashkiaku po gjykohet me pricedurë të shkurtuar për "shpërdorim të detyrës" dhe "mosdeklarim të pasurisë".
Në seancën e sotme, prokurori i çështjes Ols Dado tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e Goros, raporton A2.
Bashkë me Jorgo Goron, në të njëjtin proces janë të pandehur edhe ish-zyrtarët e bashkisë Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho, ndërsa ish-kreu i kadastres Vlorë, Bilbil Aliaj, do të gjykohet me gjykim të zakonshëm. (A2 Televizion)