Aksident me vdekje në Golem, humb jetën drejtuesi dhe pasagjeri

Nga A2 CNN
25 Gusht 2026, 08:24 | Kronikë
Aksident me vdekje në Golem, humb jetën drejtuesi dhe pasagjeri
Foto ilustruese

Një aksident  me pasojë vdekjeje është regjistruar në mesnatë në Golem. Policia njofton se një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit Elton Luzati dhe pasagjeri. Ky i fundit nuk është identifikuar ende. A2 CNN mëson se ai shkuar në spitalin e Durrësit me shenja jete, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Golem/Informacion paraprak

Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos