Zhduket prej dy ditësh 15-vjeçarja në Tiranë, nëna kallëzon në polici

Nga A2 CNN
21 Mars 2025, 16:11 | Kronikë

Zhduket prej dy ditësh 15-vjeçarja në Tiranë, nëna

Një 15-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Tiranë prej dy ditësh dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me prindërit e saj.

Policia ka bërë të ditur rastin me anë të një njoftimi për mediat, ndërsa thekson se kallëzimi është bërë nga nëna e saj, shtetasja me iniciale A. Ll., 35 vjeçe.

“Shtetasja A. Ll., 35 vjeçe, ka kallëzuar se me datë 19.03.2025, është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos