Arrestohet në Francë për t’u ekstraduar në vendin tonë, ish-truproja e ish ministrit Saimir Tahirit, Paul Deda. Ai është dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme me 8 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale, shkruan A2 CNN.
Deda akuzohet nga SPAK si pjesëtar i një organizate kriminale ndërkombëtare, për trafikimin e mbi 1 ton kanabis në Bari, nëpërmjet rrugës detare. Nga hetimet e kryera dyshohet se 50-vjeçari Deda në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, kanë tentuar të trafikojnë në Itali, nëpërmjet rrugës detare, 1016 kilogramë kanabis të kultivuar në Shqipëri.
Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në Bari, nga Policia italiane, ku gjithashtu u arrestuan edhe 2 pjesëtarë të kësaj organizate kriminale. (A2 Televizion)