Zjarr në fshatin Sevaster në Vlorë, digjen sipërfaqe të mëdha me bimësi

Nga A2 CNN
24 Korrik 2025, 12:12 | Kronikë

Zjarr në fshatin Sevaster në Vlorë, digjen sipërfaqe të

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në zonën e fshatit të Sevasterit në Vlorë.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ndërhyrja për shuarjen e flakëve ka qenë shumë e vështirë, për shkak të terrenit.

Po ashtu bëhet e ditur se flakët kanë avancuar ndjeshëm, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, pemë e shkurre.

Situata në zonë është duke u monitoruar nga zjarrëfikësja e Selenicës dhe nëse zjarri agravon, do të kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Temperaturat e larta dhe era që fryn në zonë favorizon përhapjen e flakëve. Vatra e zjarrit mdodhet në lartësi pranë malit të Sevasterit, ndërsa ndërhyrja nga toka është thuajse e pamumdur për shkak të terrenit.

Dyshohet se zjarri të jetë i qëllimshëm për hapje kullotash, duke krijuar tashmë një situatë problematike në zonë. Pranë vatrës së zjarrit ndodhen stane të cilat rrezikojnë nga flakët, ndërkohë që për momentin nuk ka rrezik për banesat.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos