Në një operacion të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dy persona dhe është shpallur në kërkim një notere, lidhur me dy raste mashtrimi që kanë të bëjnë me shitjen dhe blerjen e apartamenteve.
Shtetasi Marjo Qose, 31 vjeç, u arrestua pasi gjatë një viti i ka marrë një 34-vjeçari shumën prej 75,000 eurosh, duke e mashtruar se do t’i blinte për llogari të tij një apartament në kryeqytet, shkruan A2 CNN.
Ndërsa Nani Kolovani, 48 vjeç, është arrestuar për shkak se ka shitur dy herë të njëjtin apartament. Hetimet vazhduan dhe u identifikua noterja Majlinda Demollari, 57 vjeçe, e cila dyshohet se ka përpiluar dy kontrata të ndryshme për të njëjtën pronë. Ajo është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e saj. (A2 Televizion)