S’ndalet zjarri në Dukat të Vlorës, flakët i afrohen Parkut të Llogorasë

Nga A2 CNN
24 Korrik 2025, 11:52 | Kronikë

S’ndalet zjarri në Dukat të Vlorës, flakët i afrohen

Nuk ka të ndalur vatra e zjarrit në malin Shën Gjergji në Dukat të Vlorës.

Flakët në Dukat vazhdojnë për ditën e gjashtë me radhë, shkruan A2 CNN.

Orët e vona të mbrëmjes, mesa duket kanë qënë kritike për aktivizimin e vatrës së zjarrit.

Përgjatë të mërkurës flakët mesa duket u vendosën nën kontroll, por era që preku Dukatin në mbrëmje bëri që të riaktivizoheshin sërish.

Flakët i janë afruar edhe më tepër Parkut Kombëtar të Llogorasë, duke zgjeruar hartën e sipërfaqes së shkrumbuar nga flakët.

Momentalisht vatrat aktive të zjarrit janë në majën e malit ku ndërhyrja është e vështirë.

60 efektivë të ushtrisë, zjarrfikses, ADZM janë në aksion për shuarjen e flakëve që zbresin në shpatin e malit, ndërsa dy helikopterët nën varësi të Ministrisë së Mbrojtjes marrin ujë në Orikum për ti hedhur në majën e malit të Dukatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos