Zjarr në katin e parë të një hoteli në Tiranë

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 21:30 | Kronikë
Zjarr në katin e parë të një hoteli në Tiranë
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në katin e parë të një hoteli në Tiranë, shkruan A2 CNN.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se zjarri ka rënë rreth orës 20:50 në rrugën ‘Don Bosko’, si pasojë e një defekti në pjesën e lavanderisë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak-Rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr në katin e parë të një hoteli.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos