Zjarr në nja banesë te “Myslym Shyri”, shpëtohet macja e fshehur poshtë divanit

Nga A2 CNN
15 Gusht 2026, 22:52 | Kronikë

Pas njoftimit për një zjarr në një banesë, Salla Operative vuri menjëherë në lëvizje shërbimet. Ekipi i Stacionit Nr. 1 “21 Dhjetori” u nis drejt Rrugës “Myslym Shyri”.

Zjarrfikësit u ngjitën në katin e 4-t të pallatit dhe ndërhynë menjëherë në banesë, duke bërë të mundur fikjen e zjarrit, i cili kishte rënë në konrabufe. Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët nuk arritën të përhapen në pjesët e tjera të banesës, duke shmangur një pasojë shumë më të rëndë.

Por misioni nuk përfundoi vetëm me shuarjen e zjarrit. Gjatë kontrollit të banesës, zjarrfikësit gjetën macen e familjes të fshehur poshtë divanit, në ambientet e kuzhinës. Edhe ajo u nxor në siguri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos