Nga një kafe e qetë në një fundjavë mes-gushti, në një atentat të dështuar në qendër të Elbasanit... Ky është momenti kur Poli Boriçi çohet nga tavolina dhe me hapa të qetë nxjerr nga çanta e varur në kraharor pistoletën për të shtënë mbi Ermir Kërtezin, i njohur si Mir Bitoci.
Por arma bllokohet, shënjestra largohet ndërsa 52-vjeçari Boriçi vrapon pas tij për të përfunduar atë që ishte nisur të kryente.
Gjithçka në pak sekonda, pak pas mesditës... në praninë e qytetarëve të tjerë që nga gjendja e qetësisë kaluar në atë të traumatizimit.
Pa pas atentatit të dështuar, 52-vjeçari Boriçi u arrestua nga punonjësit e policisë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Nga na tjetër, Ermir Kërtezit, i njohur si Mir Bitoci nuk është i panjohur në zonën e Elbasanit. Sipas të dhënave të publikuara dhe informacioneve që qarkullojnë prej vitesh, ai është përmendur në lidhje me episode të periudhës së trazuar të viteve 1997–2000. Më pas ai më së shumti ka jetuar jashtë. (A2 Televizion)