“Bunkeri i miliarderëve”, klubi luksoz aq “ekskluziv” sa ka refuzuar anëtarësimin e Ivanka Trump dhe Jeff Bezos

Nga A2 CNN
15 Gusht 2026, 22:40 | Lifestyle

“Bunkeri i miliarderëve”, klubi luksoz aq

Një nga klubet më ekskluzive të Shteteve të Bashkuara, Indian Creek Country Club, në ishullin luksoz Indian Creek të Majamit, thuhet se ka refuzuar anëtarësimin e miliarderit Jeff Bezos dhe partneres së tij, Lauren Sanchez, ndërsa edhe Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, janë refuzuar.

I njohur si “Billionaire Bunker”, ose “Bunkeri i miliarderëve”, Indian Creek është një nga zonat më të pasura në SHBA, ku jetojnë emra të njohur si ish-ylli i NFL-së Tom Brady, këngëtari Julio Iglesias dhe biznesmeni Carl Icahn, përcjell A2 CNN.

Indian Creek Country Club, i themeluar në vitin 1929, ka një fushë private golfi, një klub me stil mesdhetar dhe një pishinë me pamje Majami.

“Bunkeri i miliarderëve”, klubi luksoz aq

Anëtarësimi kushton rreth 1 milion dollarë, ndërsa pagesa mujore arrin në 44 mijë dollarë. Megjithatë, sipas raportimeve të “Wall Street Journal”, pasuria nuk është garanci për t’u bërë pjesë e klubit.

Bezos dhe Sanchez, të cilët zotërojnë tre prona në ishull, morën pjesë në një festë të organizuar në shkurt, me shpresën për të fituar mbështetjen e anëtarëve të klubit. Pavarësisht se shumë prej tyre u afruan për të përshëndetur themeluesin e Amazon, gjashtë muaj më vonë çifti ende nuk ka marrë ftesë për anëtarësim.

“Bunkeri i miliarderëve”, klubi luksoz aq

Edhe Ivanka Trump dhe Jared Kushner, pronarë të një shtëpie me vlerë rreth 30 milionë dollarë në ishull, raportohet se nuk janë pranuar ende. Çifti thuhet se është sponsorizuar nga Mary Anne Shula, e veja e trajnerit legjendar të Miami Dolphins, Don Shula.

Procesi i anëtarësimit është i ndërlikuar: kandidati duhet të sponsorizohet nga dy anëtarë dhe të ketë letra rekomandimi nga pesë të tjerë. Më pas, një komitet prej gjashtë anëtarësh vendos nëse kandidatura duhet të propozohet për votim nga bordi drejtues prej 15 anëtarësh.

Klubi, i cili nuk ka as llogari në rrjetet sociale dhe e mban informacionin për anëtarët të fshehtë, konsiderohet simbol i “parasë së vjetër” në Majami, ku lidhjet familjare dhe tradita duket se vlejnë më shumë se pasuria. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos