Radhë të gjata në Qafë-Thanë dhe Kapshticë

Nga Artin Halili
15 Gusht 2026, 18:11 | Kronikë

Radhë të gjata në Qafë-Thanë dhe Kapshticë

Radhë të gjata makinash janë vërejtur këtë të shtunë në pikat kufitare të Qafë-Thanës dhe Kapshticës, që lidhin vendin me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Qindra mjete janë parë në radhë për të hyrë dhe dalë nga vendi.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nga Greqia drejt Shqipërisë kanë hyrë 7,827 shtetas, ndërsa nga Shqipëria drejt Greqisë kanë dalë 4,133 shtetas.

Për të përballuar fluksin e lartë, në pikën kufitare të Kapshticës po punohet me 5 sportele në hyrje dhe 3 sportele në dalje.

Ndërkohë, edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës është regjistruar fluks i lartë, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 9 mijë shtetas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos