Zjarr në qarkun e Korçës, flakët përfshijnë Homçanin dhe Somotinën

Nga A2 CNN
17 Mars 2026, 18:36 | Kronikë

Zjarr në qarkun e Korçës, flakët përfshijnë

Dy vatra zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në njësinë e Proptishtit, njëra në fshatin Homçan dhe tjetra në fshatin Somotinë.

Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, inspektorë të pyjores dhe banorë të zonës, duke punuar në kushte të vështira për shkak të terrenit malor.

Sipas informacioneve, zjarri në Homçan është vënë nën kontroll, ndërsa në Somotinë flakët vazhdojnë të përhapen për shkak të erës.

Në zonën e prekur janë vendosur dhjetra forca dhe banorë, të cilët po punojnë për të izoluar vatrën dhe për ta shuar atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos