Zjarri shkrumbon banesën në Pilur, mbetet në qiell të hapur familja

Nga A2 CNN
5 Tetor 2025, 09:48 | Kronikë

Zjarri shkrumbon banesën në Pilur, mbetet në qiell të hapur

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Pilur, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gëzim Bono. Flakët përfshinë thuajse të gjithë banesën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, u bë e mundur izolimi i zjarrit dhe shmangia e përhapjes në banesat përreth. Pavarësisht dëmeve, u arrit të shpëtohej pjesa e kuzhinës, plevica dhe disa bagëti.

Sipas dyshimeve të para, zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Sektori i emergjencave civile në Bashkinë Devoll do të bëjë vlerësimin e dëmeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos