Një ngjarje e rëndë është shënuar në një nga lagjet periferike të qytetit të Korçës, ku një i ri është gjetur i dhunuar nga banorë të zonës.
Banorët kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës.
Burime nga spitali bëjnë me dije për A2 CNN se i riu ka pësuar fraktura të shumta në kokë dhe thyerje të gishtave.
Vetë i dëmtuari ka deklaruar se nuk mban mend se kush e ka dhunuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)