Zjarri te "Farmacia 10", A2CNN siguron pamje nga brenda apartamenteve

Nga Igli Çelmeta
14 Prill 2026, 22:22 | Kronikë
Zjarri te "Farmacia 10", A2CNN siguron pamje nga brenda apartamenteve

A2CNN ka siguruar pamje nga brenda apartamenteve të djegura nga zjarri i madh që ra në një pallat pranë QSUT-së, te zona e njohur si "Farmacia 10", në kryeqytet.

Grupet e ekspertëve janë futur brenda ambienteve dhe po kontrollojnë një nga një të gjitha hyrjet e pallatit që u përfshi nga flakët pasditen e sotme.

Nga zjarri përfunduan në spital 7 persona, të cilët morën ndihmë mjekësore në QSUT. 3 prej tyre ishin punonjës të zjarrfikëses. Problemet më të mëdha të këtyre personave lidheshin me asfiksinë.

Vetëm dy persona kanë pësuar djegie të lehta.

 

 

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos