Njihet më së shumti si poet, por Llazar Siliqi ka shkruar edhe dy nga libretet më të njohur të operas shqiptare, atë të Mrikës dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke hyrë kështu në radhët e artistëve që kanë shkruar histori arti, ku motivet identitare ishin të rëndësishme.
Kontributi i tij në lëmin identitar është edhe gjatë Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.
Poeti është përkujtuar nga kolegë të Lidhjes së Shkrimtarëve dikur, e zëra të rëndësishëm të letërsisë sot.
Dokumentari dhe vepra e Llazar Siliqit këtë 100 vjetor erdhi edhe si një thirrje nga familjarët e tij që edhe pse së largu kanë vlerësuar për kujtesën që i bëhet një figure të tillë. (A2 Televizion)