Ndonëse ishte prezantuar në panairin e librit vëllimi me tregime nga Helena Kadare ka takuar sërish lexuesin, por këtë herë bashkë me “Krimineli nga Kadizi” është bërë edhe “Kadare, i oborrit apo i lirisë”, një meditim nga Bedri Islami.
Të dyja veprat i bashkon memoria dhe padiskutim jo vetëm koha kur librat shkruheshin në një sistem totalitar, por edhe si një përkujtim që autorët i bënë shkrimtarit të madh Ismail Kadare të cilin e humbën këtë vit.
Në përfundim të këtij takimi, zonja Kadare i dhuroi muzeut të qendrës së solidaritetit Fundjavë Ndryshe, një fotografi të shkrimtarit dhe setin me shtatë vëllime të veprave që u publikuan për 70-vjetorin e krijimtarisë së Ismail Kadaresë. (A2 Televizion)