44 488 faqe nga krijimtaria e Ismail Kadaresë, ekspozohen për publikun

Nga Luela Myftari
15 Nëntor 2024, 07:45 | Kulturë

Në Bibliotekën e Kryeministrisë një ekspozitë, ku shpalosen dorëshkrime të Ismail Kadaresë, shkrimtari shqiptar bashkëkohor më i njohur në botë.

44 488 faqe, përfshirë romane të pabotuara, poezi dhe skica, që përshkruajnë një jetë krijimi që në moshën 11-vjeçare dhe deri në fund të jetës, do të jenë të ekspozuara për publikun.

Ekspozita që çelet më 14 nëntor 2024, ofron një mundësi të rrallë për të eksploruar botën e panjohur të Kadaresë: veprat dhe shënimet që ndriçojnë procesin e tij krijues.

Çdo faqe dorëshkrimi është një udhëtim në mendimin dhe artin e tij, ku secila ide dhe reflektim shpërfaqet në mënyra të reja e të befasishme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos