Mbi 90 shtëpi botuese nga mbarë shqiptaria janë bërë bashkë në pallatin e kongreseve edhe në këtë edicion të27-të të panairit të librit. Për pesë ditë në këtë event botuesit prezantojnë titujt e rinj, ndërsa lexuesit mund të takojnë edhe shkrimtarët në stenda.
Ky është panairi i parë i librit pa Ismail Kadarenë. Shqipëria ka humbur një shkrimtar të jashtëzakonshëm, që përtej kushteve nuk i ka munguar asnjëherë Panairit të Librit, sepse e vlerësonte lexuesin dhe eventin si një festë për librin.
Por panairi vijon traditën edhe këtë edicion të 27-të. Ky edicion bën bashkë më shumëse 90 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi për pesë ditë në Pallatin e Kongreseve. (A2 Televizion)