“Të vërteta që mbartim”, Linda Rama prezanton autobiografinë e "armikes" së Donald Trump

Nga Luela Myftari
12 Nëntor 2024, 18:03 | Kulturë

Kamala Harris humbi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por gruaja e kryeministrit shqiptar, Linda Rama, në parathënien e një biografie të Kamala Harris, e vlerëson në profilin e një prokurori.

Sepse në fakt biografia e saj është shkruar disa vite përpara se ajo të ishte pjesë e garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por këtë nëntor mes botimeve të reja për panair na prezantohet edhe kjo vepër, shkruan A2 CNN. 

“Libri është shkruar kur Kamala ishte zv/presidente dhe ishte një nga dy kandidatët që kërkonte të hynte në Zyrën Ovale. Karriera e Kamalës ishte kaq graduale, sa herë-herë kisha nota mosbesimi, a është një guidë se si duhet të jetë një prokuror apo si duhet të jetë një politikane”, u shpreh Linda Rama.

Bashkëshortja e kryeministrit mori vëmendjen kryesore në eventin e prezantimit të librit edhe për qasjen e saj mbi humbjen e një gare politike duke e paralelizuar edhe me tranzicionin në Shqipëri: “Kamala nuk do të hyjë në Zyrën Ovale dhe pavarësisht si erdhën gjërat, gjërat erdhën ashtu siç e donte populli amerikan. Kjo është e bukura e demokracive, që populli vendos. Tranzicioni i 30 viteve na e ka mësuar. Një përjetim tjetër që kam pasur, po kjo Shqipëria e vogël sa shumë eksperiencë ka pasur në këto 30 vite sa në të gjitha debatet që bëhen, na bën të ndihemi pjesë e një konteksti të jashtëzakonshëm siç janë zgjedhjet në SHBA”.

E megjithatë, libri më së shumti mund të lexohet si një vepër që tregon rëndësinë e drejtësisë edhe në një vend si Shqipëria, me notat biografike të një prokuroreje si Kamala Harris. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos