Gazetari dhe studiuesi Lavdrim Lita ka botuar librin e tij të parë me titullin ‘Zhan Mone, ideatori dhe shtetari i parë i Europës së Bashkuar’.
Libri shërben për njohjen e publikut shqipfolës me jetën dhe veprimtarinë e Zhan Mone (Jean Monnet) në ndërtimin e Bashkimit Europian.
Sipas asaj që është shkruar në librin e Litës, Zhan Mone është inxhinieri konstruktor i institucioneve të Bashkimit Europian dhe gjithë të tjerët në një farë mënyre janë inxhinierë e teknik-zbatues të arkitekturës që ka prodhuar mbi 70 vite paqe e prosperitet në kontinentin tonë.
Lita thotë se dijet e këshillat e Mone-s dëshiron të jenë të të gjithëve, sidomos atyre shqiptarëve që kanë fatet e qytetarëve në dorë.
Libri është botuar me parathënien e Ambasador Muhamedin Kullashi dhe me kontributin e redaktorit I. Agolli. Botuesi e ka cilësuar si dhuratë e përbashkët për integrimin tonë në BE. (A2 Televizion)