Nata Kulturore Epidamn e Trashëgimisë dhe Artit solli për qytetarët dhe turistët një udhëtim të paharrueshëm në histori, performanca muzikore, kostume të shekullit XVIII, kronika osmane dhe pamje të Durrësit të vjetër, të krijuara me inteligjencë artificiale, u shfaqën në fasadën e godinës, duke krijuar një përjetim magjik.
Pjesë e natës ishin edhe artizanët vendas, që me punimet e tyre sollën një dëshmi të gjallë të trashëgimisë së qytetit, shkruan A2.
Mes tyre, edhe një artist i ri, Donald Llaperi.
Një natë ku historia, kultura dhe arti u takuan për të kujtuar se identiteti i një qyteti nuk qëndron vetëm në ndërtesa, por në kujtesën e përbashkët që ne zgjedhim të ruajmë e të përcjellim. (A2 Televizion)