Në qendrën për dialog në kryeministri prej gati dy javësh ekspozohen fotografitë bardh e zi realizuar nga Ben Blushi. 42 shqiptarë të panjohur do t’ju presin në hollin e kryeministrisë të ekspozuara edhe për një javë.
Në një bisedë të hapur në kryeministri Ben Blushi në rolin e fotografit, vëzhguesit të emocioneve njerëzore e fokusit të aparatit, ka bërë edhe një analizë të shoqërisë shqiptare.
Thonë se një fotografi vlen sa një mijë fjalë, por sa shpreh për Shqipërinë sot një ekspozitë me 42 imazhe në bardh e zi?
Kjo ekspozitë me 42 fotografi në bardhë e zi vjen pas publikimit të “41 Sekreteve” një libër që përmbante 41 fotografi, personazhe publike e histori të panjohura. Në bisedën e hapur në kryeministri artisti prezantoi edhe albumin e ri, ku përfshihen edhe më shumë imazhe. (A2 Televizion)