Filmat shqiptarë do të dalin nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit për të rrugëtuar në Kino ARMATA në Prishtinë. Nga 17 shtatori e deri në mes të nëntorit, në pritje të festave, produksionet kinamtografike do të rrugëtojnë në kuadër të promovimit të kinematografisë shqiptare si dhe kalendarit artistik kulturor Shqipëri - Kosovë. Projeksionet filmike do të nisin rreth orës 19.00 në Kino Armatën që si asnjëherë më parë flet shqip, shkruan A2 CNN.
“Përrallë nga e kaluara” është e para vepër që nis këtë cikël kinematografik që vijon më pas me veprat e regjisorëve Xhanfise Keko, Muharrem Fejzo, Fehmi Hoshafi e Saimir Kumbaro. Por, ceremonia e hapjes, mbrëmjen e 17 shtatorit do të vijojë me Dhimitër Anagnostin dhe “Përrallën e tij nga e kaluara”, si një nga pasuritë që na lë regjisori në vitin 1987.
Në nderim të figurës së tij, Mjeshtri i Madh i kinemasë që flet shqip është edhe në këtë cikël të netëve të filmit shiptar, i pari i programit artistik. A2 CNN ju përcjell të plotë edhe kalendarin artistik të këtij rrugëtimi artistik.
???? SHTATOR 2025
???? E mërkurë, 17 shtator
19:00 – Ceremonia e hapjes dhe fjala përshëndetëse e Ambasadorit Malaj
20:00 – Shfaqje "Përrallë nga e kaluara" Regjia: Dhimitër Anagnosti | 1987
???? E enjte, 18 shtator
14:00 – Shfaqje "Përrallë nga e kaluara" Regjia: Dhimitër Anagnosti | 1987
Shfaqje për dy shkolla të mesme në Prishtinë
????️ TETOR 2025
???? E mërkurë, 8 tetor
20:00 – Shfaqje "Koncert në vitin 1936" Regjia: Saimir Kumbaro | 1978
???? E enjte, 9 tetor
14:00 – Shfaqje "Koncert në vitin 1936" Regjia: Saimir Kumbaro | 1978
Shfaqje për një shkollë të mesme në Kosovë
???? E mërkurë, 29 tetor
20:00 – Shfaqje "Vdekja e kalit" Regjia: Saimir Kumbaro | 1992
???? E enjte, 30 tetor
14:00 – Shfaqje "Vdekja e kalit" Regjia: Saimir Kumbaro | 1992
Shfaqje për një shkollë të mesme në Kosovë.
???? NËNTOR 2025
???? E hënë, 3 nëntor
20:00 – Shfaqje "Kur xhirohej një film" Regjia: Xhanfise Keko | 1981
???? E martë, 4 nëntor
14:00 – Shfaqje "Kur xhirohej një film" Regjia: Xhanfise Keko | 1981
Shfaqje për një shkollë të mesme në Kosovë
???? E mërkurë, 12 nëntor
20:00 – Shfaqje "Kapedani" Regjia: Fehmi Hoshafi, Muharrem Fejzo | 1972
21:45 – Ceremonia e mbylljes
???? E enjte, 13 nëntor
14:00 – Shfaqje "Kapedani" Regjia: Fehmi Hoshafi, Muharrem Fejzo | 1972
Shfaqje për një shkollë të mesme në Kosovë. (A2 Televizion)