Betimi i Donald Trump, në Tiranë hapet ekspozita "Triumph" e piktorit Avni Delvina

Nga Ornela Joti
20 Janar 2025, 21:19 | Kulturë

Betimi i Donald Trump, në Tiranë hapet ekspozita "Triumph" e

Ditën e betimit të Doland Trump, Presidentit të 47-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë u hap “Triumph”, ekspozita e piktorit Avni Delvina. Delvina, një mbështetës i fortë i Donald Trump përdor artin e tij për të eksploruar ndikimin e presidentit të SHBA-së në politikën globale dhe ndryshimet kulturore të epokës sonë.

Ekspozita paraqet imazhe Donald Trump, të ikonave si Mount Rushmore, Statuja e Lirisë, Ronald Regan dhe figura moderne si Elon Musk apo  Robert Kennedy.

Për Avni Delvinën, ekspozita “Triumph” tejkalon kufijtë, duke treguar rolin transformues të artit si një urë lidhëse mes kulturës, politikës dhe historisë.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 26 janar pranë Piramidës në kryeqytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos