Gjuha si reflektim politik, shoqëria post gjuhë, shfaqja mbërtheu publikun në reflektim

Nga Luela Myftari
26 Maj 2025, 15:23 | Kulturë

Si po sillen forcat politike në konflikte që prekin jetë njerëzish? Çfarë qëndrimesh mbajnë ato dhe si i artikulojnë? Ligjërimin e së majtës, Anna Shkreli e ka vendosur përballë politikave të së djathtës. Dy gjuhë të ndryshme, që reflektojnë në shoqëri, shkruan A2 CNN. Shkreli i vë përballë njëra-tjetrës në aktin e parë, ndoshta si një nga përballjet artistike që më së ftohti na fton në reflektim.

Përballja e së majtës dhe së djathtës përmes gjuhës është vetëm akti i parë i shfaqjes. Interpretuar nga Ina Çollaku dhe Urim Aliaj, akti i dytë ndiqet nga interpretimi i një prej zërave më premtues të të rinjve në skenën teatrale, Ismail Shino, i cili na fton t’u përgjigjemi disa pyetjeve — pyetje që i ngre një shoqëri që pritet të reflektojë.

Në aktin e tretë, Anna Shkreli është vetë aty. Me zë. Jo me figurë, por aty – me zë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos