Secila nga këto 10 histori, që janë mbledhur për të rrëfyer vetëm një ditë, mund të qëndrojë si një libër më vete. Por, botuesja izraelite Netta Gurevitch dhe ajo shqiptare Vasilika Tafa janë bashkuar për t’i sjellë së bashku këto histori, që ndoshta kanë ndryshuar edhe fatet e botës, shkruan A2 CNN.
Nuk është një libër që vjen vetëm si letërsi, por si një vepër ku ilustrimi dhe imazhi kanë një rëndësi të veçantë. Për këtë arsye, në prezantimin që u bë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, ishte e pranishme edhe ilustratorja izraelite.
Janë të pakta veprat në formë comics apo historitë e rrëfyera përmes imazheve që botohen në vendin tonë, por kjo nuk është e pazakontë nëse flasim për botimet dhe imazhet që përçohen në thuajse çdo botim të Ombra GVG. (A2 Televizion)