Poezia do të ketë gjithnjë lexues. sa kohë ka botues si Gentian Çoçoli që guxojnë t’i botojnë, përkthyese si Ana Kove që luftojnë t’i përkthejnë e sado humbje të ketë nga gjuha në gjuhë.
Aktorë që gjithnjë do të kthehen te vargu poetik, e të rinj që do të mbushin sallat e bibliotekave apo librarive. Ato nuk janë poezi dashurie. Madje janë poezi që janë bërë shkak që poetja të jetojë.
Historitë e saj të dashurisë janë pjesë e trishtimeve të jetës, sidomos për ëndërrimtarët siç qëllon shpesh të jenë artistët.
Edhe për Christinne Lavant, austriaken që qëndronte në zgrip të vdekjes, por që shkruante për dhembjen dhe shpëtimin, idealen dhe zhgënjimet, religjionin dhe dashurinë.
Në Austri vepra e Christine Lavant është botuar në katër vëllime, por në shqip kemi një vëllim me poezi të zgjedhura mes dhimbjes dhe bukurisë. (A2 Televizion)