Gonxhja: 1.4 milionë euro për rijetësimin e kinemave në vendin tonë gjatë vitit 2026

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2025, 14:19 | Kulturë

Gonxhja: 1.4 milionë euro për rijetësimin e kinemave në

Ministria Turizmit, Kulturës dhe Sportit do të investojë rreth 1.4 milionë euro për rijetësimin e kinemave në vendin tonë gjatë vitit 2026.

Lajmin e dha ministri Blendi Gonxhja, shkruan A2.

"Ky është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të magjisë së filmit tek publiku në çdo cep të vendit. Rreth 7 salla kinemaje do të përfitojnë nga modernizimi i teknologjisë dhe ambienteve, duke krijuar një hapësirë më tërheqëse dhe komode për të gjithë shikuesit që duan të shijojnë artin e filmit. Kjo iniciativë do të ndihmojë gjithashtu në mbështetje të industrisë lokale të filmit dhe do të sjellë më shumë mundësi për artistët dhe profesionistët e tjerë të fushës", lexohet në postimin e ministrit në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos