
Deri më tani poeti laureati mund të konsiderohet si një mision i dështuar. Për vite qendra kombëtare e librit dhe leximit ka përcaktuar emra të rëndësishëm të vargut në shqip për ta realizuar këtë mision.
Më herët, Rudolf Marku dhe e fundit Luljeta Lleshanaku, të dy poetë të dashur në letërsinë shqipe, nuk arritën të realizon në më shumë se 5 vjet misionin e vërtetë të poetit laureat. Nga sot këtë mision qendra e librit dhe leximit ia vesh Rita Petros.
Për disa shkrimtarë ky shihet si një çmim, por nuk është i tillë. Poeti laureat zgjidhet në botë, por edhe këtu në vendin tonë për një mision, t’i japë jehonë vargut poetik përmes eventeve, përmes antologjive, botimeve të ndryshme, ftesave për takime letrare apo qoftë edheiniciativa virtuale që na afrojnë me poezinë.
Rita Petro do të jetë në këtë mision për thuajse dy vjet. (A2 Televizion)