Këngë nga qyteti i serenatave por edhe të muzikës së lehtë shqiptare të sjella në versionin e muzikës klasike nga një kor i hamronizuar me mjeshtëri mes zërave profesionistë, por edhe amatorë të këngës, ishte e vecanta e koncertit “acapella” të mbajtur në sallën e teatrit të Korcës, drejtuar nga dirigjenti i njohur nga Kosova, Trimor Dhomi.
Vetë dirigjenti tregon vështirësitë e këtij lloji koncerti dhe çelësin e arritjes së suksesit në public, shkruan A2 CNN.
Ndërsa për drejtoreshën e tetarit Andon Zako Cajupi, aktivitet artsitike në këtë fundvit në Korcë kanë tërhequr jo vetëm art-dashësit korçar, por edhe vizitorët dhe emigrantët që kanë ardhur për festa.
Përveç aktiviteteve në sallën e teatrit, shumë aktivitete të tjera artistike po zhvillohen në pika të ndryshme të qytetit që frekuentohen nga vizitorët në këtë periudhë festash. (A2 Televizion)