Nga muzika e orkestrës Magna Grecia që do të hapë siparin e javës së kulturës italiane te ajo që bën bashkë në një artist të vetëm Shqipërinë dhe Italinë, vjen nën magjinë e Butrintit.
Amfiteatri magjik që e do dhe e vlerëson gjithë bota si pasuri do të jehojë nga muzika e artistit Ermal Meta në 7 qershor.
Eshtë pjesë e javës së kulturës italiane që u prezantua edhe nga ambasadori i ri i Italisë në Tiranë.
Koncerti është pjesë e javës së kulturës italiane që është konceptuar në fakt me grimcat e një jave që bën bashkë artistë shqiptarë e italianë.
Nuk është vetëm Ermal Meta, një shqiptar që jeton e frymëzohet për artin e tij në Itali, por edhe produksione teatrale se vizita që ka regjisori italian , por aktorë shqiptarë apo të tjera evente që na bëjnë bashkë.
Moda, dizajni, e bukura dhe stili italian do është një tjetër pikë e programit të eventeve që do të mbahen në Tiranë. Coin në Tirana është mikpritësi i tendencave të fundit që do na rrëfehen në kryeqytet. (A2 Televizion)