Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka shpallur fituesin e Çmimit "Lumo Skëndo" për vitin 2024.
Vepra e sudiuesit Rexhep Qosja ka triumfuar mes 10 titujve publicistikë e estetikë këtë edicion të katërt të ndarjes së çmimeve “Lumo Skëndo”, shkruan A2.
Akademiku Qosja nuk mundi të ishte sot në Tiranë, por ka reaguar me një videomesazh për këtë vlerësim të veprës së tij, duke e vënë theksin në përkujdesjen ndaj kujtesës kombëtare. (A2 Televizion)