Nëntori vjen prej gati 25 vitesh si një festë për librin. Tirana bën bashkë autorë dhe botues nga të gjitha trevat shqiptare, madje edhe nga përtej oqeanit.
Njerëz që udhëtojnë drejt librit, e kryesisht librit shqip. Për një ngjarje të madhe, titujt e rinj të botimeve do të bëhen titujt e rinj që A2 CNN do t’ju përcjellë si informacione.
Bashkë do të vizitojmë shtëpitë më të mëdha të librit në vend, po aq sa edhe autorët që premtojnë një vepër të re këtë fundvit dhe që janë gati të rrëfejnë pak nga bota e librit të tyre.
Në këtë takim, do të udhëtojmë me “Diturinë”. (A2 Televizion)