Performanca historike e Maria Callas ''ringjallet'' në filmin e ri

Nga Rosalba Bejdo
9 Nëntor 2023, 17:07 | Kulturë

Performanca historike e Maria Callas ''ringjallet'' në

Filmi i ri “


, Paris 1958”, e transporton audiencën në një natë dhjetori në Operan e Parisit, kur Maria Callas bëri debutimin e saj në kryeqytetin francez.  65 vite më vonë, performanca triumfuese rikthehet me ngjyra, figurë dhe zë cilësor për herë të parë, pas një procesi të kujdeshëm restaurimi nga producenti Tom Volf dhe ekipi i tij. E ndjekur nga atëherë presidenti francez Charles de Gaulle, dhe yjet e kohës, përfshirë Charli Chaplin e Brigite Bardot, e po ashtu Duke dhe Dukesha e Ëindsor, shfaqja prej tre orësh u transmetua live në televizion dhe konsiderohet si një prej performacave më të mira të Callas.

Gazetat e cilësuan si “spektaklin më të madh në botë”. Një punë e jashtëzakonshme është bërë për t’i sjellë imazhet në 4k, ultra HD dhe plotësisht me ngjyra, duke e bërë po aq të gjallë sikur të ishte xhiruar muajin e kaluar. Recitali gala, mbuloi një repertor të gjerë të Callas dhe përfshiu pjesë nga opera të tilla si  “Casta Diva” Norma, “Miserere”, nga Iltrovatore e Verdit dhe një perfomancë të plotë të Toskës.

Volf, i cili i dedikoi 10 vitet e fundit mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë së Callas, siguroi xhirimet origjinale dy vite më parë. Restaurimit i ngjyrave ofron sipas tij një vështrim të afërt të gjesteve dhe shprehive të fytyrë së sopranos dhe formën e teatrit të saj muzikor. E lindur në Nju Jork në vitin 1923 nga prindër grekë, Maria Callasit, iu atribua ringjallja e teknikës se “Bel Cantos” italiane.

Ajo vdiq në vitin 1977 në moshën 53 vjeçare si pasojë e një infarkti. Publikimi i filmit përkon me 100 vjetorin e lindjes së artistes dhe me lajmin se Angelina Joeli do ta portretizojë atë në një film të regjisorit kilian Pablo Larrain. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos