Anastas Kostandini, piktori i njohur që në Pogradec të gjithë i thërrasin Taso, ka realizuar një pjesë të ëndrrës së tij të fëmijërisë, të sjellë Parisin në pikturë.
Ekspozita “Paris Je t’aime”, është çelur në Korçë dhe artisti tregon arsyet se përse një ekspozitë e tillë.
Mes punimeve të ekspozuara, Taso ka sjellë edhe dy piktura nga Pogradeci, por që edhe këto kanë lidhje me Francën e gjatë luftës së dytë botërore.
Pavarësisht punimeve të shumta që ka kryer gjatë karrierës së tij të pasur si piktor, Anastas Kostandini nuk e fsheh që Parisi i ngacmon atë emocionin për të cilin çdo artist ka nevojë të zhvillojë artin e tij (A2 Televizion)