Arkeologët shqiptarë zbuluan në shtratin e përroit të Koramit në Himarë tumën e tretë ilire, që konsiderohet nga studiuesit si një nga monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian.
Tuma e tretë u zbulua pranë varrezës tumulare të Himarës, të cilët quhet të tilla pasi janë varre të ndërtuar në kodër. Përveç elementëve unikale të arkitekturës së ndërtimit të këtyre varreve, drejtori i trashëgimisë kulturore të Vlorës tregon rëndësinë e këtij zbulimi edhe për vetë zonën e Himarës.
Arkeologët shpresojnë që në këtë zonë të zbulojnë edhe elemente të vendbanimeve ilire, të cilat gjithashtu do të kenë një rëndësi të jashtëzakonshme arkeologjike. (A2 Televizion)