Kur muzika kalon kufijtë, artistë shqiptarë e kinezë që interpretojnë kulturën e njëri-tjetrit

Nga Luela Myftari
11 Korrik 2025, 15:38 | Kulturë

Lidhja shqiptaro-kineze ishte repertori i natës së parë të MIK FESTIVAL që nisi rrugëtimin në Korçën e serenatave. mbrëmja e parë ka përcjellë jo vetëm këngët e vjetra të Shqipërisë dhe Kinës, por edhe ndërthurjen me kinemanë. Kjo është sopranoja kineze me famë botërore Xia Wang, e cila këndoi shqip në skenën e improvizuar në Hani i Pazarit duke çelur edicionin e 8 të MIK Festival.

"Është ndër i madh, falënderoj që më ftuat. Emocione të këndosh në shqip në Shqipëri, a do këndoj mirë, theksi, dua që të kënaq veten dhe spektatorët", tha sopranoja kineze Xia Wang.

"Për miqësinë shqiptaro-kineze. Jemi miq të vjetër. Muzika është ajo që na lidh, gjuha internacionale, kur kemi punuar nuk kemi pyetur nga vjen, pastaj kemi thënë ku e ke shtëpinë. Në gjuhën muzikore merremi vesh, është gjuha e shpirtit. Soprano kineze do të këndoj shqip e unë do luaj muzikë kineze”, tha muzikanti Genc Tukiçi.

Inva Mula, organizatore e MIK Festival në këtë edicion lëviz në disa skena të juglindjes me tematika të ndryshme.

"Jam e lumtur që kemi arritur në edicionin e 8. Kemi bërë një kërkim gjatë vitit për të qenë të denjë. E filluam me Natën shqiptaro kineze. Natën për Gaqo Çakon. Shkojmë në Drenovë me Eno Peçin. Ditën e diel shkojmë në Vithkuq, këndojmë aty e me vonë vijmë në sheshin e Themistokliut në vendin mitik të korçarëve", tha Inva Mula.

MIK Festival është një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Shqipëri, ku artistë me famë ndërkombëtare performojnë kryesisht për turistët e huaj, të cilët e ndjekin vit pas viti këtë event. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos