Publikohen shifrat e turistëve në sitet kulturore, kryeson Butrinti

Nga A2 CNN
12 Korrik 2025, 13:06 | Kulturë

Publikohen shifrat e turistëve në sitet kulturore, kryeson Butrinti

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit publikon shifrat e vizitorëve në sitet kulturore për 6 mujorin e parë. Sipas të dhënave, sitet tona kulturore kanë mirëpritur 569,089 vizitorë gjatë periudhës Janar-Qershor 2025,, duke shënuar një rritje prej 74% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Publikohen shifrat e turistëve në sitet kulturore, kryeson Butrinti

Ndër 5 destiancionet më të preferuara të vizitorëve kryeson Butrinti me 105,623 vizitorë, i ndjekur nga Kalaja e Gjirokastrës, Parku Arkeologjik Shkodër, Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë dhe i pesti renditet Parku Arkeologjik në Apolloni.

Publikohen shifrat e turistëve në sitet kulturore, kryeson Butrinti

Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

Parku Arkeologjik Butrint – 105,623 vizitorë

Kalaja Gjirokastër – 92,999 vizitorë

Parku Arkeologjik Shkodër – 79,885 vizitorë

Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë – 74,636 vizitorë

Parku Arkeologjik Apolloni – 58,059 vizitorë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos