“Parajsa artificiale”, Ben Blushi e zbulon ekskluzivisht në ‘Off the Record’: Libri u shkrua për 5 ditë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2024, 19:56 | Kulturë


Shkrimtari Ben Blushi ka zbuluar ekskluzivisht për emisionin ‘Off the Record’ me Andrea Dangllin në A2 CNN, se e shkroi librin ‘Parajsa Artificiale’ për 5 ditë.

Blushi tha se libri është shkruar rreth mesit të janarit, dhe një javë para botimit, ai i bëri disa korrektime dhe e publikoi.

Ai tregoi edhe arsyen se përse nuk e ka vendosur kohën gjatë të cilës shkroi librin në faqen e fundit të tij. Në emission Blushi rrëfeu me detaje se për çfarë flitet në librin ‘Parajsa Artificiale’.

“Ky libër është shkruar për 5 ditë ose për një javë. Unë kam bërë disa libra më parë dhe është një lloj teknike apo mode që autorët shkruajnë në fund të librit për sa kohë e kanë shkruar librin. Deri para këtij libri edhe unë i vija në fund fare kohëzgjatjen e shkrimit.

Dikur një mik, që është edhe botues më tha ‘kjo nuk është serioze, nuk ta beson njeri që librin ta kesh bërë kaq shpejt’. ‘Po pse nuk ma beson njeri i thashë unë?’. ‘Sepse ke bërë një libër të titulluar kandidati dhe ke shkruar që e ke bërë për 2 javë’, më tha ai. Kjo nuk duhet serioze.

Po ta them ty për herë të parë, e ke ekskluzivitet, ky libër është shkruar për 5 ditë, në mes të janarit. Librat e mirë në fakt shkruhen vetë. Eci si një bisesë. Unë e ndërpreva aty e lashë deri një javë para botimit. Kur e mora njëherë, e lexova, nuk është se më pëlqeu, bëra disa korrektime të vogla dhe e çova për korrektim”, tha Blushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos