"Solo" nga Alfred Lela, poezi nga thellësitë vetmitare që thërret kujtesa

Nga Luela Myftari
15 Nëntor 2024, 18:51 | Kulturë

Një vëllim i ri poetik nga Alfred Lela mbërrin në stendën e Onufrit në Panairin e Librit këtë vit. Përtej publicistit që njohim në ekran, libri na fton ta lexojmë përtej xhaketës së analizave, por me butësinë e poezive.

Një fëmijë në kopertinë, një imazh i vetëm që shënjon kujtesën, ndjesitë dhe ndjenjën vetmitare të poetit. Kështu kërkon t'i shpëtojë aktualitetit Alfred Lela. Sepse poeti shënjohet përjetësisht në vargje vetëm kështu, duke i thirrur kujtesës vetëm, "solo". Solo është edhe titulli i vëllimit të tij poetik.

Pa pretenduar për çmime, duartrokitje të mëdha, vëllimi poetik që ndahen në tre cikle është një shprehje e ndjesive vetjake.

Në promovim ndonëse mes figurave politike që nuk i shohim shpesh në prezantime të panairit të librit, Lela nuk harron të thotë: se "Solo" është dedikim për L-në. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos