Yje në vjeshtën pogradecare, Ermira Babaliu rikthehet me një koncert pas 30 vitesh

Nga Luela Myftari
6 Nëntor 2023, 17:51 | Kulturë

E kishte ëndërruar diçka të tillë për thuajse një dekadë. Ndonëse ka kënduar gjithnjë përmes platformave të ndryshme televizive apo edhe iniciativave private, ajo kishte 30 vite që mendonte për një koncert të vetin.

Ermira Babaliu ia doli të sjellë jo vetëm muzikën që e ka shoqëruar ndër vite, por edhe të tregojë se Pogradecit nuk i mungojnë talentet muzikorë.

“Një gjë të kësaj natyre kam vite që e kam menduar. Është pak e vështirë për shkak tyë largësisë që të realizohen këto gjëra. Unë në këtë skenë kam 30 vite që s’kam qenë. Kështu që jam shumë e lumtur që mundëm ta realizojmë."

ERMIRA BABALIU - KËNGËTARE

Edhe artistët e rinj shprehen se janë ndier të privilegjuar të këndojnë krah Ermira Babaliut.

Babaliu tha se dashur pa dashur vëmendja mungon ndaj të rinjve, ndaj është momenti që qyteti së pari të vlerësoje zërat që ka dhe më pas të hedh sytë edhe nga të tjerët. Sepse edhe vetë ajo u rrit profesionalisht pikërisht falë mbështetjes që në moshë të re.

“Ka shumë dhe janë aq të bukur dhe aq shumë të talentuar. Jam shumë, shumë e lumtur që ne gjetëm njëri-tjetrin.”

ERMIRA BABALIU - KËNGËTARE

Koncerti i cili titullohej “Yje në vjeshtën poradecare” përcolli magjiken e serenatave, muzikë të lehtë deri tek ajo popullore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos