Rinisin Javët Kulturore Ndërkombëtare, prezantohet dhe nisma CulturAlb. Në Kinostudio, aty ku dikur bëheshin filma. Eventi nisi me një projeksion madhështor në fasadën e Kinostudios, i shoqëruar me kolonat zanore të filmave ikonikë shqiptarë, pjesë e projektit "Tingujt që sollën Lirinë", i zbatuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë
“HangArt” Kinostodio quhet kjo hapësirë e re e artit që dikur ministrja Margariti e nisi si projektin Parku i Artit.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhe si për të shuar dyshimet që lindën kur ministria e kulturës u bë bashkë me ekonominë dhe inovacionit mbajti një fjalim plot shifra.
Në këtë event ku njoftua dhe rinisja e sezonit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare si dhe u prezantua CulturAlb, projekti më i ri që synon promovime kulturës shqiptare ndërkombëtarisht.
Koreografi i njohur Gentian Doda, Gipsy Groove dhe artisti Geri Prendushi përcollën më pas projeksionet e tyre të artit, secili në mediumin e tij. duke dhënë kështu një ide se për çfarë do të shërbejë “HangArt” në të ardhmen. (A2 Televizion)