Në një vit. Nga dhjetori i vitit të shkuar kur u shfaq me Evitën në festivalin e këngës në Tiranë, Elsa Lila është përgatitur për këtë ëndërr të bukur, një koncert në Pallatin e Kongreseve pas 27 vitesh jete me muzikë. Elsa Lila nuk do të mungojë kaq gjatë më. Ajo ka gati këngën për festivalin e ri të këngës. Artistët e njohur italianë që e shoqëruan Elsa Lilën në koncert: Enrico Melozzi: Kompozon, interpreton e dirigjon. Ka krijuar Roma l'Orchestra Notturna Clandestina. Prej 7 vitesh, është një nga dirigjentët kryesorë të orkestrës së festivalit të Sanremos, ku ka drejtuar këngë e artistë dominues, edhe fitues siç ishte dhe “Zitti e Buoni" i Maneskin.
Pas Festivalit të RTSH-së, ku orkestroi dhe dirigjoi “Evita”, erdhi sërish në Tiranë, si orkestrues dhe Drejtor Artistik i “Finalmente Elsa”. Nicola Costa, kitarist, aranxhues e kompozitor. Disa herë pjesëmarrës në orkestrën e festivalit të Sanremos, ku ka qenë disa edicione dhe drejtor i kësaj orkestre. Ka qenë pjesë e tureve të shumë prej artistëve të mëdhenj italianë si Adriano Celentano, Claudio Baglioni, Marco Masini, Neck, etj. Reberto Gallinelli, basist, është prej vitesh pjesëtar i grupit të Laura Pausinit. Lele Melotti, baterist & perkusionist, disa herë pjesëmarrës në orkestrën e Sanremos, e në koncertet e shumë artistëve të njohur italianë, si Adriano Celentano, Vasko Rosi, Toto Cutugno etj. Alberto Barsi, kitarist ka interpretuar përkrah Madame, Il Volo, Albano dhe Maestro Enrico Melozzi me rastin e Notte della Taranta 2021 të transmetuar në Rai, është shfaqur si kitarë kryesore në "You are my Everything" nga Il Volo për Festivalin e Eurovizionit 2022.
Pjesë e grupit janë edhe Donato Sensini, saksofonist, Guido Della Gatta, kitarist dhe Clauidio Storniolo, pianist, gjithashtu menjë karrierë të suksesshme muzikore.
Elsa Lila- projektet e viteve të fundit në muzikën barok e klasike. Që prej vitit 2012,Lila ka nisur të studiojë, eksplorojë dhe të interpretojë edhe muzikën barok. Ka realizuar në pranverën e këtij viti një tur koncertesh nëpër qytetet e Italisë, me orkestën “Orchestra Notturna Clandestina”. Ka interpretuar në “Rave di musica classica” në kuadër të Ravenna Festival, ku ishte e vetmja këngëtare, jo e muzikës klasike, krah figurave të mirënjohura në botë si Giovanni Sollima, Giuseppe Andaloro, Francesco Libetta, bass baritoni i La Scala, Nicola Ulivieri etj.
Interpretoi materialin e kompozitorit barok anglez Purcell, me “Cold Song” nga opera “King Arthur” të cilës i ndërroi tekstin në anglisht, me poezinë e Fan Nolit “Anës lumenjve”. Eksperiment që e kishte bërë, edhe në ngjizjen e muzikës së Villa Lobos me“Recitalin e malësorit” të Migjenit apo dhe të Mozartit me “Dremit liqeri” të Lasgush Poradecin, material ky që u realizua në recitalin e saj të parë titulluar “Da Bach ai Balcani”, e që bëri bujë mediatike në Rai1.
Në korrikun e këtij viti mori pjesë në edicionin e parë të “Lanotte dei serpenti “ (që u trasmetua në Rai 1) ku merrnin pjesë artistë si Giusy Ferreri, Gianluca Grignani, Mr.Rain e krah tyre dhe Elsa Lila që e përloti publikun me një këngë tradicionale abruzzese, “Addio addio amore”.
Elsa Lila- zëri i kolonave zanore të shumë filmave të suksesshëm. Në repertorin e saj bëjnë pjesë edhe shumë kolona zanore filmash, shqiptarë e italianë. E fundit, në shkurtin e këtij viti, ishte kolona zanore e filmit “Dive” (e regjisorit Aldo Iuliano, pjesëmarrës këtë vit në shtator 2023, në festivalin e Venecias). Në 2005, interpretoi pjesë të kolonës zanore të filmit të fundit të Francesco Nutit (si protagonist) “Concorso di colpa”; në 2007 kolonën zanore të filmit “Il Gioco”(që mori çmim si “Best film” në Festivalin e Venecias); në 2008 interpretoi dhe adaptoi në shqip së bashku me kompozitorin Enrico Ruggeri, këngën “Fluturimi i fundit”, të filmit “Lindje, Perëndim, Lindje” të Gjergj Xhuvanit; në 2016 kolonën zanore të filmit “Penalty” të regjisorit Aldo Iuliano; në 2016 kolonën zanore të filmit të Adriano Giannini “Next Time”-“Sarà per un altra volta”. (A2 Televizion)