“Wanderlust in Albania 2”, Shqipëria turistike, kulturore e historike përmes fotografive dhe reels...

Nga Luela Myftari
25 Prill 2025, 08:09 | Kulturë

Fotografë dhe videografë, profesionistë dhe amatorë, nga Shqipëria dhe 36 vende të botës përcollën edhe këtë vit imazhe dhe filmime të mrekullueshme, që shpalosin Shqipërinë përmes bukurive të natyrës dhe të trashëgimisë kulturore e historike. konkursi Wanderlust in Albania shpalli edhe më të mirët.

Një mundësi e përkryer për artistët dhe krijuesit që përdorin teknologjinë dhe kreativitetin për të krijuar imazhe dhe animacione. kështu e ka konsideruar në krye të herës Zana Çela nismën “Wonderlust In Albania” apo thënë ndryshe të përhumbesh në bukuritë e Shqipërisë.

Vitin e shkuar u krijua si një ide për të tërhequr turistë nga e gjithë bota. këtë vit edhe si një formë arti, për gjithçka mbart Shqipëria jonë, nga majat më të larta e deri tek një monument kulture që na bën krenarë.

Nga totali i materialeve të paraqitura në konkurs, 800 fotografi dhe 100 video reels të përzgjedhura do t’i shtohen fondit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe do të përdoren në materialet promocionale të Shqipërisë turistike duke përfshirë revista, albume, fletë informuese, broshura si dhe spote publicitare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos