35 mijë vizitorë, Festivali Art Explora hap velat e shtegtimit nga Porti i Durrësit

Nga Luela Myftari
25 Prill 2025, 10:07 | Kulturë

35 mijë vizitorë ka pritur në bordin e vet anija artistike e Art Explora.

Nga data 10 deri më 21 prill, një program i pasur artistik dhe muzikor nga mbi 50 artistë ndërkombëtarë dhe vendas, u shpalos falas për të gjithë vizitorët, shkruan A2.

Festivali u organizua në kuvertën e anijes së parë muze në botë dhe në kalatën e portit, i konceptuar në disa pavijone dhe hapësira kolektive. 

Durrësi ishte ndalesa e parë e festivalit për këtë vit. Në këtë odise kulturore në Mesdhe, Art Explora do të lundrojë drejt Nisës në Francë (2-13 qershor), Rijekës në Kroaci në mes të muajit shtator, Athinë (3-12 tetor) dhe Limasol në Qipro, në fund të tetorit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos