Veprat më të mira të Vedat Kokonës në një ekspozitë të posaçme të Bibliotekës Kombëtare. Shkrimtari, përkthyesi dhe leksikologu do të mbushte 110 vjeç.
Vedat Kokona ka aq shumë kontribut në letrat shqipe, sa edhe biblioteka kombëtare nuk mjafton kur përkujtohet ai përmes veprave që ka lënë.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Piro Misha nuk harroi të tregonte edhe rrugën e vështirë të shkrimtarit, përkthyesit dhe leksikologut që jetonte përmes librave.
Në Bibliotekën Kombëtare janë ekspozuar, nga poezitë e tij të para e deri te shkrimet në gazetat e kohës, nga fjalorët aq shumë të vlerësuar e deri te kujtimet që la si memuarë.
Kolegë, studiues por edhe dashamirës të përkthimeve të tij të jashtëzakonshme kanë rikthyer në vëmendje përmes kësaj ekspozite, tituj që kanë rritur fëmijët shqiptarë për breza, po aq sa edhe librat e ndaluar që qarkullonin fshehurazi te më të rriturit.
(A2 Televizion)