Një arkeologji e dashurisë, profesori dhe akademiku Artan fuga “zbulon” erosin në antikitet

Nga Luela Myftari
30 Tetor 2023, 16:31 | Kulturë

Një arkeologji e dashurisë, profesori dhe akademiku Artan fuga

Një tjetër botim i ri, i paralajmëruar më herët është prezantuar në shtëpinë e Europës. Profesori i komunikimit, Artan Fuga këtë herë flet me gjuhën e dashurisë.

Nga erosi në antikitet te pronokracia, nga dashuria e deri tek të drejtat themelore të mashkullit dhe femrës në shoqëri, nga sistemet bankare e deri te vendimmarrja, kështu na fton profesor Artan Fuga të lundrojmë në librin e tij të fundit, një qasje tjetër kjo për të komunikuar me shoqërinë shqiptare.

Çdo qasje sipas autorit, çfarëdo kohe janë shprehur, sot na çojnë drejt të tjera pyetjeve, po aq reflektuese për shoqërinë.

Këtë vepër, Fuga e kishte paralajmëruar edhe më herët në diskurset e fundit publike me dashamirës të librit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos